Në Universitetin “Kadri Zeka” është mbajtur takim informues për mundësitë e angazhimit në hulumtime parlamentare

4 Nëntor, 2014

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në mbështetje të USAID-it, ka  mbajtur takimin informues për mundësitë e angazhimit në hulumtime parlamentare.

Naim Syla, u.d. i prorektorit për çështje mësimore,  falënderojë organizatorët që kanë zgjedh Universitetin “Kadri Zeka” për këtë bashkëpunim. Ai tha se ky takim informues do të jetë një mundësi e mirë për angazhim, çoftë si individ apo organizatë, në hulumtime për të kontribuar rreth çështjeve parlamentare.

Visar Sutaj, asistent i angazhuar në Universitetin “Kadri Zeka”, gjithashtu edhe ndërmjetësues i projektit “Përkrahje për Hulumtime Parlamentare dhe Pjesëmarrja Qytetare”, tha se është shumë e rëndësishme ndihma për Kuvendin e Kosovës përmes hulumtimeve nga shoqëria civile dhe ekspertët e  jashtëm për legjislacion ku nevojitet ekspertizë profesionale. Ai tha se qëllimi i projektit është që të rritet kualiteti i hulumtimeve për legjislacion dhe të ngritet pjesëmarrja e shoqërisë civile në ligj-bërje.

Menaxheri  i projektit, Jetmir Bakija, tha se kanë për synim që pas dy vitesh Kuvendi i Kosovës t’a zhvilloj vet hulumtimin parlamentar.

KDI2

KDI3