Në Universitetin e Gjilanit ”Kadri Zeka”, ka qëndruar për një vizitë, kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzat Sinani me bashkëpunëtor. Ai është pritur nga rektori, Bajram Kosumi,i cili e ka njoftuar kryetarin Sinani rreth zhvillimit dhe funksionimet të Universitetit. Rektori Kosumi ka thënë se Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka” do të krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes te cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në nivelin arsimor dhe aspektet e tjera.
Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës , Begzad Sinani, e ka uruar rektorin Bajram Kosumi, për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive të reja. Ai e ka siguruar rektorin se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” do të ketë mbështetjen e Komunës së Kamenicës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
info@uni-gjilan.net
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan