Në përfundim të zgjedhjeve studentore 2015 në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, pas konstituimit të Këshillit Studentor, sipas planit operativ të zgjedhjeve është bërë edhe konstituimi i Parlamentit Studentor. Ju sjellim ne vazhdim emrat në përbërje të Parlamentit studentor:
Mehmet Zylfiu – kryetar
Blerina Ajvazi – sekretare
Festim Biqku – anëtar
Doruntina Hajdari – anëtar
Dritor Mehmeti – anëtar
Liridona Sabedini – anëtar
Fjolla Ajdari – anëtar
Mehmet Zylfiu, kryetar i Parlamentit Studentor, falënderoj anëtarët e Komisionit Zgjedhor për bashkëpunim. Ai tha se Parlamenti Studentor (PS) që ai do ta udhëheq, do të jetë i hapur për të gjithë studentët pa marrë parasysh Organizatën Studentore që ata i takojnë . Ai po ashtu ka falënderuar të gjithë ata që e votuan që të jetë kryetar i PS.
Ndërsa kryetari i Komisionit Zgjedhor, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, inkurajoj Mehmet Zylfiun, kryetar i sapo zgjedhur i Parlamentit Studentor për punën të suksesshme dhe kërkojë nga ai që të ketë bashkëpunim me gjithë anëtarët tjerë të Parlamentit.
Ndryshe nga 3.308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të UKZ-së, kanë votuar 1047 studentë apo 31.65 % e studentëve me të drejtë vote.
Në garë kanë qenë 2 organizata studentore të cilat janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK)
Sipas KQZ-së së UKZ-së, Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE), ka 1008 vota gjithsej apo 97.39%, ndërsa Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK), ka 27 vota apo 2.61%.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan