Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajtën provimet pranuese për pranimin e studentëve të rinj të studimeve baçelor, për vitin akademik 2024/2025.
Për të parë nga afër këtë proces Menaxhmenti i Universiteti, Rektori, Prorektorët, Dekanët e Njësive Akademike, kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese. Me këtë rast Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka përgëzuar aplikantët për zgjedhjen e UKZ-së për të vijuar rrugëtimin e tyre profesional dhe akademik, derisa ka uruar të gjithë kandidatët për suksese në provimin pranues.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar si dhe në programin Marketing dhe Menaxhim i shitjeve, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale në programin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe studime Evropiane, do të regjistrojë 555 studentë të rregullt në studime baçelor, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi si dhe komunitetet jo-shumicë.
Shpallja e rezultateve preliminare e provimit pranues do të bëhet në ueb-faqen e universitetit sipas grupeve të fakulteteve, më së voni deri më datë 29.07.2024, në ora 16:00 .
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare respektivisht për grupet si në vijim: Ankesat bëhen më së voni deri më datë 31.07.2024, në ora 16:00.
Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në ueb-faqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, më së voni deri më datë 05.08.2024, deri në orën 16:00.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan