Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë ndjekur ligjëratën me temë: Statusi i Kosovës në këndvështrimin e së Drejtës Ndërkombëtare.
Ligjërata është prezantuar nga z. Vebi Kosumi, Jurist Ndërkombëtar dhe Ekspert i Akredituar nga Akademia e eksperteve LLB-LLM..
Ligjërata iu është dedikuar studentëve të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik dhe të programit master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.
Gjatë ligjëratës Statusi i Kosovës në Këndvështrimin e së Drejtës Ndërkombëtare, studentët zhvilluan diskutime, ku u trajtuan tema, si vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë-së për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Politika e jashtme e Kosovës, Diplomacia dhe Diplomatët kosovar, aleancat dhe aleatët si dhe perspektiva e ardhshme e Kosovës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan