Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, sot kanë ndjekur ligjëratën me temën: Drejtësia Tranzicionale në Kosovë, organizuar nga Prof. Ass. Dr. Selim Daku.
Ligjërues ishin z.Bekim Blakaj dhe z. Amer Alija nga Fondi pēr të Drejtën Humanitare.
Bekim Blakaj, drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH Kosovë), para studentëve të Fakultetit Juridik të UKZ-së, gjatë ligjëratës me temë “Drejtësia tranzicionale në Kosovë”, tregoi disa shembuj të natyrës së drejtësisë tranzicionale duke u fokusuar në vendin tonë.
Ai u fokusua në sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për shkeljet e kryera në lidhje me dënimet penale, përdorimi i të gjitha mekanizmave për sjelljen e së vërtetës, mënyrat e dëmshpërblim për viktimat për të plotësuar në njëfarë forme nevojat e tyre, reformimet në sistemet e sigurisë, që t’i bëjë ata përgjegjës për shkeljet në të kaluarën, dhe të heqë mundësisht abuzuesit e të drejtave të njeriut nga institucionet publike, reformimet e institucioneve publike për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve nga e kaluara, etj..
Kurse z. Amer Alija, gjatë ligjëratës për të drejtën ndërkombëtare, foli për proceset gjyqësore ndërkombëtare me theks të veçantë në ish jugosllavi. Ai me studentët diskutoi lidhur me gjykatën speciale, dhomat e specializuara, akuzat, aktakuzat, rastet, dëshmitarët, etj..
Në fund të ligjëratës pati edhe një debat, ku studentët parashtruan pyetje, të cilave iu përgjigje drejtori Bekim Blakaj dhe Amer Alija
Gjithashtu, pas përfundimit të ligjëratës, ata dhuruan disa libra për bibliotekën e Universitetit.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan