Në UKZ u mbajt Dita Informuese e thirrjes për aplikime në programin Erasmus+ për vitin 2022

22 Dhjetor, 2021

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë mbajti Ditën Informuese për stafin dhe studentët për mundësitë e aplikimeve për shkëmbime akademike dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare, në kuadër të programit Erasmus+ për vitin 2022.

Luljete Berisha nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtar në UKZ, hapi thirrjen e takimit, ku njëherësh falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë për mundësitë e ofruara.

Më pas, Koordinatorja e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, znj. Blerinë Zjaça, për stafin dhe studentët e UKZ-së, ka dhënë informacione të detajuara se si të aplikojnë për:

Shkëmbime afatshkurtra/International Credit Mobility (ICM);

Master të përbashkët/Erasmus Mundus Joint Master Degrees (EMJMDs);

Projekte për ndërtimin e kapaciteteve në Arsimin e Lartë/Capacity Building for Higher Education (CBHE);

Projekte për Jean Monnet/Jean Monnet Actions (JMA).

Ky aktivitet pati për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e aplikimit në programin Erasmus+.

Për pyetje rreth procedurave të aplikimit dhe gjetjes së partnerëve, ju lutem kontaktoni Zyrën e Erasmus+ në Kosovë: [email protected].

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës.