Ju njoftojmë se më datën 11 dhe 12 nëntor 2022, në Gjilan zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në modelimin e shoqërisë”.
Këtë konferencë e organizon Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës, University of Zagreb, Universitetin e Mitrovicës, University of Montenegro, Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Durrësit, Universitetin Nënë Tereza; Kolegji AAB, Albanian Sociological Association (ALBSA), Balkan Sociological Forum; Institute for Science and Technology(INSI); Institute of Sociology, Demographic Research and Innovation (ISDI)
Kjo konferencë vazhdon vargun e konferencës së 17-të “AIS-ALBSA” dhe Konferencës së 2-të vjetore të “Scholar Leadership (CSL-AADF).
Deri më datën 20 shtator 2022, janë paraqitur për prezentim 162 Punime;
Gjithësej 264 autrorë, ko-autorë dhe kontribuues tjerë shkencorë dhe profesionistë;
Nga 22 vende të ndryshme të rajonit dhe botës, pjesëmarrës të konferencës;
Konferenca organizon punimet ne Sesionin Plenar, në sesione speciale dhe sesione të përbashkëta.
Po ashtu, në kuadër të konferencës do të jepet edhe Shpërblimi për Ekselencë në Hulumtime dhe praktikë.
Studentët dhe stafi akademik i UKZ do të ketë rast të njihet me rezultate interesante nga hulumtues të njohur nga fusha e shkencave humane, sociale, edukimit dhe teknologjisë.
Per me shume rreth konferences gjeni ne linkun:
https://www.sociology.al/en/
Mirë se vini!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan