EduTask në partneritet me GIZ Kosova është duke implementuar projektin “Nxitja e aktiviteteve kërkimore aplikative në Kosovë”.
Për këtë është realizuar një takim i Fokus Grupit në kuadër të projektit “Nxitja e aktiviteteve kërkimore aplikative në Kosovë” i udhëhequr nga Prorektori për mësim kërkime shkencore në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi.
Gjatë takimit u tha se brenda këtij projekti është një skemë e grantit e cila është në vlerën e 200,000.00 EUR. Kjo skemë është e ndarë në 4 pjesë me nga 50,000.00 EUR. Si përfundim do të mund të përfitojnë 4 projekte. Kriter fillestar është që një universitet publik duhet të jetë lider në projekt, por me patjetër duhet të ketë partner së paku një biznes. Brenda kësaj nisme janë të përfshirë universitetet publike dhe private.
Përgjatë kësaj iniciative, fillimisht do të vlerësohen kapacitetet hulumtuese aplikative të universiteteve në Kosovë dhe në ndërkohë do të organizohen trajnime specifike për staf akademik dhe biznese. Përmes këtyre trajnimeve do të synohet ngritja e kapaciteteve për aplikim në fonde, jo vetëm në këtë projekt por edhe në fonde tjera që përkrahin bashkëpunime Universitet-Industri.
Si fillim, në rastin Universitetit Publik “Kadri Zeka”, përfaqësuar nga Prorektori Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, është synuar të kuptohet kapaciteti hulumtues aplikativ në UKZ. Qëllimi është i njëjtë edhe përmes Fokus Grupit me staf akademik, vetëm se kësaj radhe nga perspektiva e stafit akademik.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan