Përfaqësues të Ambasadës Franceze në Kosovë, kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” ku janë pritur nga Prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Prorektorja për çështje akademike Shpresë Qamili , prorektori për financa Naim Mustafa dhe Luljete Berisha, zyrtare për marrëdhënie me jashtë.
Prorektori Dukagjin Leka, fillimisht bëri një prezantim të Universitetit, me theks të veçante ne fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, projektet, anëtarësimet në organizata ndërkombëtare, projektet e dorëzuara, etj, duke veçuar marrëveshjen me universitetin e Nicës, e cila është në fazën e fundit për nënshkrimin e saj.
Nga ana tjetër Agathe Bouchet, përgjegjëse për bashkëpunim edukativ dhe universitete, nga Ambasada Franceze në Kosovë, falënderoi drejtuesit e UKZ-së për mikpritjen dhe kohën. Ajo tha se është e befasuar për të mirë, pasi që siç u shpreh ajo, Universiteti “Kadri Zeka” është shumë aktiv në zhvillimin e proceseve për të ecur përpara. Përfaqësuesja e Ambasadës Franceze në Kosovë, shprehi interesim për programi siç e quajti ajo, unik, E-qeverisja .
Agathe Bouchet, përgjegjëse për bashkëpunim edukativ dhe universitete, nga Ambasada Franceze në Kosovë tha se Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, do të ketë mbështetjen e Ambasadës franceze për anëtarësimin e UKZ-së në Agjencionin Ndërkombëtar të Franko Fonise, i cili ka mbi 84 vende te anëtarësuara dhe ne Agjencionin Universitar te Franko Fonise i cili ka mbi 800 universitete anëtare.
Ajo kërkoi nga prorektori për bashkëpunim të filloj përgatitjen e dosjes për anëtarësim, ku ambasada do te jete udhërrëfyese.
Gjithashtu Agathe Bouchet, përgjegjëse për bashkëpunim edukativ dhe universitete, nga Ambasada Franceze në Kosovë, do te jete zëdhënëse UKZ –së në organizimin e Ambasadës Franceze – java e frankofonise që do të mbahet javën e ardhshme në Prishtinë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan