Punëtoria e projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC), që po bahet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka vazhduar edhe sot.
Këtë herë janë diskutuar pikat kyçe punuese dhe janë caktuar afatet për kryejrjen e aktiviteteve në këto pika.
Pjesëmarrësit në projekt, Kolegji Heimerer, dhe të gjithë partnerët , Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë,janë ndarë në grupe, ku secili grup ka dhënë mendime për punën që duhet kryer.
Po ashtu është diskutuar edhe paketa e 4 punuese, e cila përfshinë këshillin e vlerësimit të aktiviteteve në të gjithë projektin.
Kjo paketë udhëhiqet nga Universiteti i Gjakovës, në të cilën përfshihen të gjitha takimet, procesverbalet, raportet për Këshillin Drejtues të projektit.
Punët rreth projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC), do të vazhdojnë edhe nesër.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan