Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , Bajram Kosumi, mori pjesë në Ditën informuese të Programit Erasmus + për thirrjen e re për aplikim, për vitin 2018. Erasmus + është Programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me sistemet e Unionit Evropian.
Rektori Kosumi fillimisht ka pritur ne një takim te veçantë, Remzije Istrefi, përfaqësuese e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, e cila në ndërkohë ka pasur takime me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UKZ-së dhe me stafi akademik.
Me pas është mbajtur sesion informues dhe ngritje kapacitetesh “Si të shkruajmë aplikime të suksesshme nën Programin Erasmus+” , ku pjesëmarrës ishin, profesorë, asistente dhe student të Universitetit “Kadri Zeka”.
Me këtë rast Rektori i UKZ-së Bajram Kosumi ka theksuar se, mbështetë punën që bëhet përmes Programit Erasmus +, në mënyrë që hulumtuesit e rinj të përfitojnë sa më shumë projekte kualitative, të cilat do të sjellin ndryshime pozitive në institucionet e arsimit të lartë, sa i përket ngritjes së cilësisë, menaxhimit efikas dhe aplikimit të metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies.
“Kjo Ditë informative e programit Erasmus+ është një mundësi e mirë për të gjithë, për të parë mundësitë që ofron Bashkimi Evropian, në ndërtimin dhe zhvillimin e standardeve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”, është shprehur ministri Bajrami.
Ndërsa Remzije Isterfi nga zyra e Erasmus + ka informuar të pranishmit se si të shkruajmë aplikime të suksesshme në Programin Erasmus+”. Ajo ka theksuar se, disa nga mundësitë e Programit Erasmus + për universitetet e Kosovës janë ngritja e cilësisë në arsimin e lartë në shumë dimensione, duke përfshirë edhe mundësinë e mobilitetit sa më të madh akademik dhe studentor brenda hapësirës regjionale, por sidomos asaj Evropiane.
Gjithashtu gjatë sesionit ka pasur interesime edhe nga pjesëmarrësit rreth programeve që ofron Erasmus +.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan