Në UKZ është mbajtë ligjëratë për qasje më të mirë në drejtësi

30 Prill, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, para studentëve të Fakultetit Juridik është mbajte ligjëratë për qasje më të mirë në drejtësi  nga Profesor i së Drejtës Penale Avni Puka.

Fillimisht, Profesor Puka është pritur nga Dekani i Fakultetit Juridik në UKZ Sadik Haxhiu, për të vazhduar më pas me ligjëratën e cila është organizuar nga Universiteti “Kadri Zeka” bashkë me  Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

GLSP  është duke zbatuar projektin e titulluar: “Nxitja e kërkesës për drejtësi në Kosovë përmes angazhimit të shoqërisë civile”, financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) ( Bureau of International Narcotics and Laë Enforcement Affairs – INL).

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të rris rolin e shoqërisë civile në Kosovë dhe të kontribuoj për qasje më të mirë në drejtësi përmes përfshirjes qytetare në mbikëqyrjen e sistemit të drejtësisë.