Me qëllimi të parandalimit të migrimit të parregullt GIZ organizon takim informues dhe diskutues për çështje të migracionit, si dhe jep informata te sakta se çfarë është migrimi i rregullt. Po ashtu, nga DIMAK (German Information Centre for Migration, Vocational Training & Careerdo) program i GIZ-it, do të prezantohet qasja e Gjermanisë për menaxhimin efektiv me te interesuarit për migracion të rregullt.
Në panel do të flasin përfaqësues nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e çështjeve të migracionit, Ministra, Zëvendës Ministra, Drejtor te Departamenteve, Ambasador apo të emëruar Shefa të Misioneve Diplomatike, Ekspert të çështjeve të migracionit nga Austria, Belgjika dhe Holanda, Përfaqësues të projektit DIMAK në Kosovë.
Pas prezantimit të panelistëve, diskutimi do të jetë i hapur për pyetje të qytetarëve të pranishëm në audiencë.
Organizimi mbahet të enjten, më 16.11.2017 ora 15:00, salla A34.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan