Në shënimin e 11 tetorit, “Ditës Ndërkombëtare të Vajzave” Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka prezantuar sfidat dhe mundësitë për vajzat në profesionet më specifike.
Ky organizim është bërë nga Komuna e Gjilanit, respektivisht nga Zyra për barazi gjinore dhe me përkrahje të Zyrës Rajonale të OSBE-së, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, me temën “Barazia gjinore dhe profesionet”, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Komunës, Alban Hyseni, sikurse edhe një numër i madh vajzave të shkollave të mesme.
Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se vajzat duhet të jenë konkurrente në të njëjtën fushë e lëmi, në formë të barabartë me djemtë.
Ky takim është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të komunës për promovimin e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në jetën publike dhe profesionale duke synuar ta konsolidojë debatin dhe pjesëmarrjen e tyre në fushat profesionale në të cilat vërehet mungesa e tyre. Takimi po ashtu ka pasur për qëllim ofrimin e një platforme ligjëruese nga ekspertet gra të fushave përkatëse.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan