Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 37 vjetorit të rënies heroike të Kadri Zekës, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë “Kadri Zeka”.
Rektori së bashku edhe me Prorektorët, Sekretarin e Përgjithshëm, Dekanët , Profesorët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
Me këtë rast, Rektori Bajram Kosumi tha se, jemi krenar me veprën madhore të heronjve, të cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.
17 janari i vitit 1982, ishte dita kur u vranë mizorisht Kadri Zeka dhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Atentati mbi heronjtë , Kadri Zeka dhe dy vëllezërit Gërvalla, ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan