Në kuadër të WEBJOU në UET – Tiranë u zhvillua pilotimi i kurseve përmes ligjëratave me studentët e universiteteve partnere nga Shqipëria

23 Maj, 2024

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorekrori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe anëtari i Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Selim Daku, gjatë vizitës  zyrtare në Universitetin Evropian të Tiranës, në kuadër të projektit Erasmus+ WEBJOU, kanë mbajtur ligjëratat për fushat të caktuara.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i UKZ-së është pritur në takim nga Rektori i UET-se profesor Tonin Xhuraj, ku është biseduar për hapat konkret për themelimin e një programi të përbashkët të doktoratës në fushën e IT-së.

Përderisa, në tetor të këtij viti në kuadër të projektit Erasmus+ WEBJOU do të nisë pilotimi i kurseve edhe për studentët nga universitetet partnere nga Kosova.

Projekti WEBJOU promovon shkëmbimin e njohurive dhe inovacionin multidisiplinar të mësimdhënies dhe të nxënit në realitetin e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar të gjitha aftësitë për të vepruar në mënyrë të frytshme në kornizat e gazetarisë së të dhënave dhe komunikimit të të dhënave.