NË KONFERENCËN E REKTORËVE DISKUTOHET AKREDITIMI DHE CILËSIA NË ARSIMIN E LARTË

18 Dhjetor, 2019

Në organizimin e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, në Pejë u mbajt Konferenca “Akreditimi dhe Cilësia në Arsimin e lartë”. Në këtë Konferencë nga Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë Xhevdet Thaqi, Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Merxhan Avdyli Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Xhevat Sopi Dekan i Fakultetit Ekonomik. Në këtë organizim ku ishin të pranishëm Rektorë, Prorektorë, Dekanë të Universiteteve Publike, udhëheqës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, etj., është diskutuar për “Akreditimin dhe Cilësinë në Arsimin e Lartë” me theks të veçantë, standardet e reja të akreditimit institucional dhe IAL-të, politikat e KSHC-së ndaj IAL-ve, si dhe sfidat  në procesin e akreditimit të IAL-ve.

Të gjithë të pranishmit u dakorduan që të vazhdojnë këtë punë të përbashkët me organizimin e konferencave të rektorëve ku do të diskutohen tematika të ndryshme që preokupojnë sot universitetet publike në nivel vendi.