Fakulteti i Shkencave Aplikative në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, organizoi takimin e punës për Ri akreditimin e programit Matematikë Arsimore. Për këtë qëllim është formuar Grupi i Punës për ri-akreditimin e programit në –përbërje: Prof. Dr. Xhevdet Thaqi – Koordinator, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili Dekane, Prof. Asoc. Dr. Ekrem Halimi, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli, Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, PhD Cand. Fitore Malaj – Drejtoreshë e zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Refik Ibrahimi – zyrtar për Çështje Akademike si dhe Erëmirë Aliu – studente.
Në fillim, Koordinatori i grupit të punës – Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, prezantoi procesin e Ri-Akreditimit të programeve studimore nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, duke filluar nga aplikimi më 31.10.2021, plotësimi i kushteve të përcaktuara nga KSHC, deri te vendimi për procedimin e ri-akreditimit të programit Matematikë Arsimore cili është marrë nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë në mbledhjen e datës 21.02.2022.
Në mbledhje u ndanë detyrat për secilën prej Standardeve të cilat duhet të plotësohen nga FSHA, deri te hartimi i Raportit të Vetë Vlerësimit (RVV). Raporti do të përgatitet në gjuhën shqipe dhe angleze deri më datën 21.03.2022. Koordinatori i GP, prezantoi detyrat për secilin prej anëtarëve të GP, dhe të gjithë u zotuan për kryerjen e detyrave të tyre në afatin e caktuar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan