Në kuadër të bashkëpunimeve që Universiteti Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan ka me kompanitë vendore dhe në këtë rast me kompaninë Floil L.L.C. – Fluidi Group, kjo kompani ofron mundësi për punë praktike me qëllim të zhvillimit profesional të studentëve të UKZ-së
Programi “Praktikë në Punë” mundësohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) të Republikës të Kosovës dhe mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes projektit të GIZ Kosova, të cilët janë të gatshëm të angazhojnë/pranojnë një student/e që të zhvillojë praktikën në kompaninë Floil L.L.C. – Fluidi Grup.
Studenti duhet të adresohet në Zyrën e Punësimit në Gjilan dhe të dorzojnë dokumentet e poshtëshënuara.
Dokumentet të cilat janë të nevojshme për aplikim:
1.Evidentimi i Regjistrimit në Entin e Punësimit (apo regjistrimi nëse nuk është i regjistruar)
2.Letërnjoftimin i/e studentit/es,
3.Diplomën e shkollimit të fundit ( në këtë rast diplomën e shkollës të mesme)
4.Certifikata të trajnimeve (nëse posedon)
5.Transkripta e notave (preferohet student me notën mesatare mbi 8.5 ).
Të gjithë studentët duhet të adresohen në Zyrën e Punësimit në Gjilan më së largu deri më datë 23.05.2022.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan