Mësimi virtual përmes platformës SMU

22 Prill, 2020

Të nderuar staf akademik, studentë dhe staf administrativ të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’,

Vlerësojmë angazhimin e stafit akademik dhe të studentëve tët UKZ-së të cilët me sukses po zhvillojnë procesin mësimor duke përdorur platformat (meet.google.com, e-learning, etj).

Nisur nga fakti që kjo formë e mësimit nga distanca do të zgjas edhe më tutje, Menaxhmenti i UKZ-së është duke bërë përpjekje që i tërë procesi mësimor të zhvillohet nga distanca. Kjo nënkupton që plotësimin e dokumentacionit zyrtar (raportet e ndryshme të mësimit, vijueshmërisë së studentëve, etj.) të organizimit të vlerësimit të studentëve (kollokfiumet, provimet me studentë etj.) dhe duke konsideruar Platformën SMU – platformë zyrtare të menaxhimit të studentëve të UKZ-së, Menaxhmneti i Universitetit mori vendim që nga data 27 prill 2020, i  tërë procesi mësimor të zhvillohet nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Studentëve (SMU).

Që të realizohet ky proces i mësimit nga distanca, janë bërë përgatitjet e nevojshme duke inkorporuar instrumentet e nevojshme në SMU (klasat Virtuale) dhe Udhëzuesit për përdorimin e mësimit virtual (Udhëzuesi për staf akademik, dhe udhëzuesi për studentë) të cilat mund ti gjeni në këtë njoftim dhe në SMU.

Për këtë qëllim, njoftohen të gjithë studentët se i tërë procesi do të zhvillohet duke përdorur e-mailat zyrtare të UKZ (emri,[email protected]). Nuk mund të përdoren e-mailat tjerë privat (gmail, hotmail, etj.). Prandaj:

  1. Kërkohet që të gjithë studentët të përdorin e-mailat zyrtar të UKZ -së (njoftimet për orët virtuale dhe tȅ gjitha njoftimet tjera do t’i gjejnë në e-mailin zyrtar). Nëse njoftimi për orën mësimore i dërgohet studentit, dhe studenti nuk është prezent, nuk do të llogaritet vijueshmëria e studentit, etj).
  2. Studentët që nuk e kanë të aktivizuar e-milin e tyre zyrtar, kërkohet që sa më parë ta bëjnë aktivizimin e tyre. Në rast të vështirësive të kontaktohen zyrtarët e IT në UKZ ([email protected] , [email protected])
  3. Stafi akademik i UKZ-së të njoftohet me Udhëzuesin për përdorimin e Klasës virtuale (profesorët).

4. Studentët të njoftohen me Udhëzuesin për përdorimin e Klasës Virtuale (studentët).

5. Mësimdhënësit të cilët janë bartës të lëndëve dhe kanë asistentët për ushtrime, duhet t’iu      krijojnë qasje asistentëve të tyre.

 

Gjilan, 22.04.2020,                                                                        Menaxhmenti i UKZ-së