Në kuadër të aktiviteteve të projektit REBUS të programit ERASMUS+, mësimdhënësit e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, po prezentojnë rezultatet e tyre dhe të UKZ-së në punëtorinë e organizuar nga Universiteti Duisburg-Essen në Essen të Gjermanisë. Ekipi i përbërë nga prof.asoc.dr. Xhevdet Thaqi në cilësinë e Koordinatorit të projektit REBUS për UKZ, prof.ass.dr. Artan Dërmaku, përgjegjës i WP2 të projektit REBUS për UKZ dhe ass.Phdc. Arbenita Kosumi, po zhvillojnë aktivitetet e tyre në kuadër të këtij projekti së bashku me kolegët e tyre nga Universiteti i Sarajevës, Universiteti i Montenegros, Universiteti i Elbasanit, Universiteti Evropian i Tiranës, Kolegji Universum i Prishtinës, Universiteti i Teknologjisë së Volgës dhe Universiteti i Teknologjisë Informatike të Siberisë.
Qëllimi i kësaj punëtorie është promovimi i shkathtësive të studentëve nga fusha e inxhinierisë kompjuterike për inovacione dhe ndërmarrësi. Po punohet në definimin e Kompetencave të ndërmarrësi dhe zbatimi i tyre në studimet universitare të niveleve Baçelor dhe Master.
Universiteti “Kadri Zeka” do të promovojë këto studime me sukses në kuadër të programeve studimore të UKZ-së.
Vlen të theksohet se janë ne përfundim procedurat e instalimit të një Kabineti të ri të Informatikës në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të UKZ-së, si donacion i programit Erasmus+ në kuadër të projektit REBUS.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan