Mësimdhënës nga shkolla e nivelit fillor Leutschenbach, më mësim tërë ditorë në Schwamendingen, Kanton i Cyrihut të Zvicrës, në të cilën mësojnë edhe nxënës shqiptarë, kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku janë pritur nga Dekani i Fakultetit të Edukimit Januz Dervodeli dhe stafi tjetër akademik.
Dekani Dërvodeli i ka njoftuar mysafirët rreth aktiviteteve mësimore, me ç’rast kanë vizituar sallat ku zhvillohet procesi mësimor në UKZ, dhe kanë parë nga afër mënyrën e ligjërimit, derisa mësimdhënësit nga Schwamendingeni janë shprehur të entuziazmuar me punën e mësimdhënies tek ne që sipas tyre nuk dallon nga ajo në Zvicër.
Ndryshe mësimdhënësit nga shkolla e nivelit fillor Leutschenbach në Schwamendingen, Kanton i Cyrihut të Zvicrës, Shqipe Isufi, Halit Kadriu, Alina Ringli, Luana Carbone, Martin Neff, Ursula Stanice, Daniel dhe Barbara Fritschi, kanë zhvilluar vizita edhe nëpër shkollat e komunës së Gjilanit, me qëllim të njohjes me mësimin që zhvillohet në Kosovë, sepse siç thonë ata nuk pajtohen me rezultatin e fundit të PISA- s, dhe për këtë dëshirojnë t’ju prezantojnë perëndimorëve që edhe në Kosovë ka rregull dhe mësohet, respektivisht edukohet.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan