Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, së bashku më Prorektorët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, sot pas mbledhjes së Senatit të UKZ-së, ka pritur në një takim Kryetaren e Parlamentit Studentor Sara Keqmezi dhe Senatoren nga radhët e studentëve Leurina Guda. Gjatë këtij takimi u bisedua për fillimin e semestrit veror të vitit akademik 2021/2022, si dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.
Rektori Kosumi pasi i uroi suksese kryetares se Parlamentit Studentor dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë të strukturave udhëheqëse të studentëve, kërkoi bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe strukturave drejtuese në UKZ-së. Ai tha se studentët në UKZ-së përfaqësohen në të gjitha organet vendimmarrëse, andaj porositi ata që të shfrytëzojnë sa më shumë hapësirat që ofrohen për të avancuar edhe më shumë rolin e tyre në vendimmarrje, sepse siç tha rektori Bajram Kosumi, roli i studentëve është tepër i rëndësishëm për të gjitha proceset që ka kaluar dhe po kalon universiteti.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan