Menaxhmenti i UKZ-së prezanton hapat drejt një institucioni inovativ në workshopin e projektit Erasmus+ GreenWB në Shkup

16 Maj, 2024

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku  së bashku me  Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin dhe Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Cyril and Methodius University në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Menaxhmenti i UKZ-së po merr pjesë në workshopin për projektin Erasmus+ GreenWB  ku kanë prezantuar zhvillimin e UKZ dhe hapat që janë ndërmarrë për ta bërë universitetin një institucion inovativ dhe ndërmarrës.

Gjatë punëtorisë është theksuar puna që është duke u bërë për draftimin e Rregullores për Inovacion dhe Ndërmarrësi në kuadër të projektit GreenWB, ku janë paraqitur elementet e para se si do të duket “Sustainable Living Labs for Green Enterpreneurship” në UKZ, e cila do të funksionalizohet në kuadër të projektit, me pajisjet  teknologjike që do të blihen po nga burime e projektit.