Menaxhmenti i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, i udhëhequr nga Rektori Bajram Kosumi, kanë mbajtur mbledhjen online, ku është diskutuar situata e krijuar pas përhapjes së pandemisë me virusin Covid 19.
Menaxhmenti ka shqyrtuar hapat që do të duhet të ndërmerren për procesin e studimeve gjatë kësaj kohe, dhe mundësisë së fillimit të mësimit online, duke shfrytëzuar dy platformat tashmë ekzistuese në UKZ, Moodle dhe E-learning .
Po ashtu menaxhmenti i UKZ-së ka diskutuar edhe për mundësinë e mësimit duke përdorur edhe forma të tjera të komunikimit siç është mësimi në grup, mes profesorëve dhe studentëve.
E gjithë kjo sipas menaxhmentit është paraparë të bëhet me qëllim që humbjet në procesin mësimor të mos jenë të mëdha dhe që studentëtë të mos mbesin mbrapa në mësim.
Njëherësh Menxhmenti i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’, beson se kjo situatë do të tejkalohet, derisa ka bërë thirrje për ruajtje të shëndetit!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan