Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi, së bashku me prorektorët, sekretarin e përgjithshëm dhe dekanët e njësive akademike, kanë uruar Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për zgjedhjen nga Këshilli Drejtues, Rektor i UKZ, i cili do të merr mandatin nga 1 tetori i këtij viti.
Gjatë një takimi të përbashkët, Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka thënë se Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka bagazhin akademik dhe përvojën për të zhvilluar Universitetin në çdo aspekt, andaj të gjithë se bashku duhet të vazhdojmë të punojmë për një Universitet të zhvilluar, me qëllim që të kemi sa më shumë cilësi.
Ndërkaq, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, e siguroi rektorin Kosumi se do të punojë në mënyrë që Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan të jetë lider i Institucioneve Akademike dhe që të gjitha proceset të ecin përpara. Ai po ashtu ka kërkuar nga Rektori Kosumi që të qëndrojë pranë UKZ-së, e të përkrahë në vazhdimësi punën e universitetit, sepse, siç ka thënë Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku,”Ju Rektor Kosumi jeni pjesë kruciale e Universitetit”.
Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për mbarëvajtjen e procesit për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2023-2024, si dhe është formuar grupi punues i cili do të punojë rreth procesit të ri/akreditimi institucional dhe të programeve studimore që janë në këtë proces.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan