Disa studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, po qëndrojnë për një vizitë studimore një javore në Universitetin PH Zug të Zvicrës. Studentë të UKZ që po vijojnë javën e shkëmbimit në PH Zug, janë pritur nga studentët e PH Zug dhe janë vendosur nëpër familjet e studentëve zviceran, të cilët vetëm dy muaj më parë kanë pritur në Gjilan kolegët e tyre-studentët nga PH Zug.
Në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit tonë të shoqëruar edhe nga studentët e Universitetit ZUG, do zhvillojnë aktivitete të përbashkëta, takime e vizita edukative-arsimore.
Kurse në fillim të vizitës, ditën e djeshme, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, takoi udhëheqësin e zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Z. Patrik Pfeuffer dhe udhëheqësen e projektit me studentë nga PH Zug, Znj. Shpresa Jashari.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me bashkëpunimin në të ardhmen në mes dy institucioneve si dhe rreth nënshkrimit të marrëveshjes si Road Map për aktivitetet në planin afatmesëm.
Kjo vizitë do të jetë edhe një mundësi e re për të ngritur nivelin e bashkëpunimit, ku nga bashkëpunimi i ri mes UKZ-së dhe PH Zug, do të fillohet edhe me shkëmbimin e stafit të dy Universiteteve.
Ky projekt i UKZ-së me PH Zug është një nga projektet më të suksesshme të UKZ-së, sepse në vetvete ka përveç komponentëve akademike edhe komponentë social dhe ndërkulturor për studentët e dy universiteteve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan