Mbahet vizitë monitoruese për projektin STEAMedu

9 Qershor, 2021

Prorektori për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, Prof.Asoc.Dr. Ekrem Halimi profesor i matematikës, Mr.sc. Fitore Malaj, drejtoreshë e Zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi dhe  Betim Berisha, Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar kanë pritur në një takim, Blerina Zjaqa nga zyra ERASMUS + në Kosovë.

Qëllimi i takimit ka pasur të bëjë me në një vizitë monitoruese për projektin STEAMedu.

Në këtë takim u diskutuan të arriturat në projekt dhe vështirësitë që janë paraqitur deri më tani, derisa janë shqyrtuar bashkëpunimet në kuadër të programit Erasmus+, sfidat dhe përvojat në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.

Projekti STEAMedu ka të bëjë me themelimin e studimeve Master në fushën e  edukimit STEAM në kuadër të UKZ-së. Me fjalë tjera, projekti STEAMedu synon të kontribuojë për të promovuar qasje inovative dhe ndër-disiplinore të mësimdhënies në Shkencë, Teknologji, dhe Matematikë (STEAM) duke hartuar, zhvilluar dhe vlerësuar një program studimor të nivelit Master. Programi studimor në mësimdhënien e STEAM do të sigurojë një qëndrueshmëri në nivel kombëtar, ndërkombëtar dhe të orientuar praktikisht për të iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të ngutshme sociale dhe mjedisore të shoqërisë së zhvilluar dhe gjithnjë e më dinamike.