Mbahet vizitë monitoruese për projektin STAND

27 Maj, 2021

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe Prorektorin për Buxhet dhe Financa, Bajram Fejzullahu kanë pritur në një vizitë monitoruese Drejtoreshën e Zyrës së ERASMUS+ në Kosovë – znj. Jehona Lushaku dhe zyrtarja znj. Blerina Zjaqa.

Në këtë takim u diskutuan të arriturat në projekt dhe vështirësitë që janë paraqitur deri në këtë fazë.

Zyra Erasmus+ në Kosovë ka lavdëruar UKZ-në për punën dhe angazhimin e tyre, derisa janë shqyrtuar bashkëpunimet në kuadër të programit Erasmus+, sfidat dhe përvojat në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.

Projekti STAND koordinohet nga Kolegji IBCM në Mitrovicë,  ka të bëjë me autonominë në universitete, aspektin financiar, aspektin akademik, personelin akademik dhe administrativ si dhe aspekte të tjera të rëndësishme për universitetet.