Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, po merr pjesë në punëtorinë rreth fazës përmbyllëse për projektin: “Zhvillimi cilësor i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimit të projekteve” – QUADIC. Punëtoria po i zhvillon punimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku po marrin pjesë universitetet partnere si dhe përfaqësues të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë.
Në këtë punëtori Rektori Bajram Kosumi, është i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Dukagjin Leka, Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, profesori Selim Daku,si dhe zyrtarët e UKZ-së Arjeta Rexhepi, Betim Berisha dhe Diana Kërçeli.
Në fjalën e tij, Rektori Kosumi falënderoi të gjithë partnerët e projektit të cilët gjatë katër(4) viteve e kanë mbështetur dhe kanë kontribuar në realizimin e objektivave në tërësi, ku koordinator kryesor është Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
UKZ, përgjatë katër viteve ka koordinuar, implementuar dhe realizuar projektin më të madh të financuar nga programi Europian Erasmus+, “Quality development of international cooperation and Project management – QUADIC”.
Nën udhëheqjen e Rektorit Bajram Kosumi si dhe Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Dukagjin Leka, gjithashtu në përkrahje të të gjithë stafit të UKZ-së të involvuar, projekti QUADIC rezultoi të jetë një storie suksesi dhe shembull si të implementohet një projekt i financuar nga BE jo vetëm për UKZ-në por edhe për shumë Universitete partnere vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Projekti QUADIC në fazën finale është duke realizuar gjithashtu edhe raportet finale, si financiare, të auditimit dhe external evaluation të cilat janë të parapara të realizohen në muajt e ardhshëm.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të siguroj përmirësimin e Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare, përmes të cilit krijohen zyra përkatëse plotësisht funksionale (përfshirë kapacitetin për menaxhimin e ciklit të projektit) nga 18 IAL nga Kosova, Shqipëria dhe shtetet e Unionit Evropian.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan