Në kuadër të procesit të ri-akreditimit dhe Akreditimit të programeve studimore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, janë zhvilluar takimet virtuale mes ekspertëve ndërkombëtarë dhe grupeve të organizuara nga fakultetet. Të pranishëm gjatë takimeve me grupet e ndryshme në UKZ ishin edhe zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) të udhëhequr nga drejtori, Naim Gashi. Ketë herë takimet janë mbajtur pë ri-akreditimin e programeve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike BA dhe akreditimin e programit Kontrolli i Sistemeve dhe Intelegjenca Artificiale MA, në Fakultetin Ekonomik takimi ishte për ri- akreditimin e programit Financa dhe Kontabilitet BA dhe Akreditim për programin Menaxhimi dhe Sipërmarrja MA si dhe Fakulteti i Edukimit Akreditim i programit Mësimdhënia në Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe / MA.
Në takimet virtuale ekspert ndërkombëtar për Fakultetin e Shkencave Kompjuterike ishte Prof. Dr. Peeter Normak – Tallin University, Estonia, për Fakultetin Ekonomik Prof. Dr. Dietmar Paier – Universiteti i Shkencave të Zbatuara BFI Vjenë, Austri dhe z. Christopher Bohlens si dhe për Fakultetin e Edukimit Prof. Dr. Dhurata Shehri – Universiteti i Tiranës në Shqipëri.
Takimin e parë me ekspertët ndërkombëtarë e kanë mbajtur menaxhmentet e fakulteteve, ndërsa më pas janë zhvilluar takime edhe me përgjegjësit e cilësisë, stafin akademik, studentët, të diplomuarit, punëdhënësit e të diplomuarve dhe palët e jashtme të interesit.
Dekanët e fakulteteve, ai i Edukimit Prof. Asoc. Dr. Merxhan Avdyli, ai i Fakultett Ekonomik Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi si dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, thanë se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë, dhe e vlerësuan organizimin e bërë për këtë proces nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA). Dekanët theksuan se në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket procesit të ri-akreditimit dhe akreditimit të programeve për çka falënderuan të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar.
Paraprakisht ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët për shkak të pandemisë takimet i zhvillojnë virtualisht, u është dërguar një videoxhirim i kampusit, sallave, kabineteve etj, ku zhvillohet procesi mësimor.
Procesi i ri-akreditimit dhe akreditimit përfshin sigurimin e brendshëm dhe sigurimin e jashtëm të cilësisë, i cili vazhdon të mbetet mjeti kryesor për vendosjen e standardeve të cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan