Mbahen takimet me ekspertë ndërkombëtarë për akreditimin e programeve Juridik Penal MA dhe Mësimdhënie dhe Kurikula MA

14 Maj, 2021

Në kuadër të procesit të Akreditimit të programeve studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë zhvilluar takimet virtuale mes ekspertëve ndërkombëtarë dhe grupeve të organizuara nga fakultetet. Të pranishëm gjatë takimeve me grupet e ndryshme në UKZ ishin edhe zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Ketë herë  takimet janë mbajtur për akreditimin e programeve në drejtimin e Drejta Penale Master dhe Mësimdhënie dhe Kurikula po ashtu Master.

Në takimet virtuale ekspert ndërkombëtar për drejtimin e Drejta Penale Master  ishte Prof. Dr. Goce Naumovski kurse për drejtimin  Mësimdhënie dhe Kurikula po ashtu Master  ishte Prof. Dr. Josip Burusic.

Takimin e parë me ekspertët ndërkombëtarë  e kanë mbajtur menaxhmentet programeve, ndërsa më pas janë zhvilluar takime edhe me përgjegjësit e cilësisë, stafin akademik, bartësit e programeve dhe palët e jashtme të interesit.

Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në UKZ, ka thënë se takimet me ekspertë ndërkombëtar kanë shkuar shumë mirë, duke shtuar se në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket këtij procesi.

Ekspertët ndërkombëtarë,  për shkak të pandemisë takimet i kanë zhvilluar virtualisht.

Procesi i akreditimit përfshin sigurimin e brendshëm dhe sigurimin e jashtëm të cilësisë, i cili vazhdon të mbetet mjeti kryesor për vendosjen e standardeve të cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.