Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu, dekanë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterik dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi, së bashku me stafin e tyre, kanë prezantuar ofertën akademike për vitin akademik 2024/2025, para maturantëve të shkollës së mesme ekonomike në Komunën e Novobërdës, të cilët ishin nën udhëheqjes e studentes alumni të UKZ-së, tashmë Këshilltare e Karrierës për të gjitha shkollat shqipe në komunën e Novobërdës znj. Xhejlane Behluli.
Gjatë qëndrimit në UKZ, maturantët për së afërmi janë informuar për përmbajtjen e programeve studimore në FSHK dhe në FE, kushtet për regjistrim dhe studim në universitetin tonë, mundësitë që ofrohen për studentët e UKZ-së përmes programeve, si dhe për marrëveshjet e bashkëpunimit në kuadër të të cilave u jepet rëndësi punës praktike, bursave dhe shkëmbimeve studentore.
Nga takimi me maturantët u shpreh interesim i lartë, veçanërisht për programet deficitare në vend, të cilat ofrohen nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.
Ndryshe në kuadër të fushatës informuese për të studiuar në UKZ, do të realizohen një sërë aktivitetesh. Në këtë kontekst, janë përgatitur edhe fletushka me programet që ofron UKZ, doracak për studentë, etj.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan