Si pjesë e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka përgatitur disa materiale promovuese të cilat kanë për qëllim rritjen e vetëdijesimit të studentëve për rolin e rëndësishëm që ata kanë në sistemin e arsimin e lartë në Kosovë.
AKA ju fton që që të stimulohet sa më shumë pjesëmarrja dhe angazhimi i studentëve në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë nëpër institucione. Përmes publikimit të këtyre materialeve promovuese, ju ftojmë që të mbështesni angazhimin e studentëve në qeverisjen dhe menaxhimin e institucioneve tuaja, në bazë të parimeve të Udhëzuesit për Rritjen e Përfshirjes së Studentëve, i cili tashmë është publikuar në ueb faqen e AKA-së. Udhezues-per-angazhimin-e-studenteve-ne-proceset-e-sigurimit-te-cilesise-al
Angazhimi juaj në drejtim të rritjes së përfshirjes së studentëve në qeverisjen e arsimit të lartë dhe procedurave të brendshme të cilësisë i kontribuon përmirësimit të sistemit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës dhe rikthimit të AKA-së në ENQA.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan