Marrëveshje Bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës

12 Maj, 2015

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Marrëveshjen e bashkëpunimit e firmosën, Naim Syla U.D. rektor i Universitetit “Kadri Zeka” dhe Prorektori për arsim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fehari Ramadani. Me këtë rast U.D. rektori Naim Syla, tha  se me këtë marrëveshje ndërmjet Universitetit Shtetëror të  Tetovës  dhe Universitetit “Kadri Zeka” , do të ketë lëvizje  të kuadrove mësimor me qëllim të promovimit dhe organizmit të seminareve , kurseve, konferencave, projekteve kërkimore-shkencore të përbashkëta ose ndaras, udhëheqje  dhe vlerësime të temave master dhe të doktoratës, qarkullim të botimeve si: tekste universitare, revista shkencore, fletushka pedagogjike etj., si dhe çdo aktivitet tjetër i cili konsiderohet me interes për palët. U.D. rektori Naim Syla, tha se kujdes i veçantë do ti kushtohet projekteve me karakter ndërkombëtar.

Nga ana e tij, prorektori për arsim  i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fehari Ramadani, tha se përpos tjerash, bashkëpunimi do të realizohet mbi bazën e shkëmbimit reciprok të anëtarëve të fakultetit, asistentëve dhe studentëve, me qëllim të realizimit të procesit mësimor, ndonjë projekti shkencor e të ngjashme. Po ashtu sipas prorektorit Fahri Ramadani, sipas marrëveshjes do të ketë organizime të përbashkëta mes Universiteteve si: ligjërata të profesorëve mysafirë, konferenca shkencore, shkolla verore, etj.

Në takimin që u realizua sot në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, U.D. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan  u shoqërua nga Prorektori për arsim, Sadik Haxhiu.

Tetova2Tetova3Tetova4