Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht studentët e Fakultetit të Edukimit viti i tretë, programi fillor, kanë pranuar disa kopje të librit “Ndikimi i bashkëmoshatarëve në socializimin dhe zhvillimin edukativ të nxënësve me nevoja të veçanta” nga autorja PhD. Cand. Mevlyde Syla.
Libri udhëzon studentët se si të punohet me fëmijë me nevoja të veçanta në mënyrë që ata të socializohen me bashkëmoshatarët e tyre, njohje me mekanizmat mbështetës të shkollës, të kenë njohuri për dokumentet që sigurojnë arsimin gjithëpërfshirës, si dhe të udhëzohen se si duhet të përpilohet një Plan Individual në Arsim.
Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. .Dr. Merxhan Avdyli, tha se përmes librit “Ndikimi i bashkëmoshatarëve në socializimin dhe zhvillimin edukativ të nxënësve me nevoja të veçanta”, studentët do ta kenë më të lehtë ta kuptojnë lëndën “Metodologji e Edukimit Gjithëpërfshirës”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan