Në Muzeun Historik Kombëtar u promovua libri “Letërsia nga Burgu”, të autorit Prof. Dr. Bajram Kosumi, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, Tiranë, Muzeun Historik Kombëtar dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Libri përmban analiza të teksteve të poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, që shkruan në burgje. Në këtë organizim pati diskutime dhe ligjërata nga studiues të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria ndër të cilët: Dr. Dorian Koçi, Behar Gjoka, Lili Sula, Flamur Malokun, Aleksandër Çipa, si dhe vetë autori i librit Prof. Dr. Bajram Kosumi.
Në fjalën e tij, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi e vuri theksin në rëndësinë e veçantë që mbart në memorien historike dhe kombëtare ky lloj zhanri letrar, në forcimin e memories historike. Ndërsa vet autori i librit “Letërsia nga Burgu”, Prof. Dr. Bajram Kosumi ndër të tjera tha se është një kënaqësi e veçantë të jem këtu, duke ndarë përshtypje dhe opinione të ndryshme për këtë lloj zhanri të veçantë letërsie.
Organizimi për promovimin e Librit “Letërsi nga Burgu”, u zhvillua sipas udhëzimeve dhe masave për mospërhapjen e virusit Covid 2019.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan