Libri i parë elektronik nga lënda e matematikës- Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti

29 Tetor, 2020
Libri i parë elektronik i matematikës për klasën e 4&5 të shkollës fillore, i cili e zëvendëson mësimdhënësin.

Njësitë mësimore në këtë libër spjegohen me video sqarime përmes një CD. Në çdo njësi mësimore janë dhënë nga 20 detyra si dhe për çdo temë janë përpiluar testet me të cilat kontrollohet dhe vlerësohet dija e nxënësit.

Poashtu ka edhe detyra shtesë për gara në matematikë.
Pra, nëse nxënësi e ka kompjuterin personal dhe CD, këto e zëvendësojnë mësimdhënësin e matematikës.
Profesori Musa Ajeti do të ketë inervistën e parë lidhur me këtë libër më 30.10.2020 në RTV21 ora 8:05.
Profesor Musa Ajeti është staf akademik në programin Matematikë Arsimore në kuadër të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Universitetin “ Kadri Zeka”.