Letër ngushëllimi për vdekjen e babait të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Hilmi Haradinaj

18 Qershor, 2018

UNIVERSITETI I PUBLIK “KADRI ZEKA”UNIVERSITY

Zija Shemsiu, 60000, Gjilan, Kosovë

uni-gjilan.net    tel: 0280390112

 

Për: z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Lënda:Letër ngushëllimi

 

I nderuar z. Haradinaj,

E nderuara Familje Haradinaj,

Me keqardhje të thellë morëm lajmin për vdekjen e prindit tuaj, babait, z. Hilmi Haradinaj.

Ndajmë me ju dhembjen për të.

Ai ka pasur një jetë plot vështirësi por edhe plot krenari, duke pasur të bijtë në ballë të luftës për çlirimin e Kosovës, e shumë herë duke qenë edhe vetë dhe me gjithë familjen bashkë me ta, në front.

Ai ka dhënë një shembull të lartë se si duhet të jetojë me nder dhe të përballojë dhembjet një baba i heronjve.

Ju lutem, në pamundësi për të qenë fizikisht i pranishëm, pranoni ngushëllimet tona të përzemërta për amshimin e tij.

 

Me respekt,

__________________________

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi

Rektori i UKZ-së

Telegram ngushëllimi