Letër ngushëllimi për familjen e studentes Bardha Isufi

16 Tetor, 2021

E nderuara Familje Isufi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës suaj, studentes sonë,  Bardha Isufi.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ndanë dhembjen me familjen dhe kolegët, për humbjen e parakohshme të studentes së Fakultetit Ekonomik Bardha Isufi.

Kjo humbje e madhe, la në gjysmë ëndrrën e saj për rrugëtimin që kishte nisur Bardha në fushën e ekonomisë.

Bardha do të mbetet në mendjen dhe kujtesën tonë, si vajzë e zgjuar dhe studente e dalluar, me të gjitha tiparet që duhet të ndjekin kolegët e saj.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në këto momente të vështira për Familjen Isufi, për të afërmit dhe kolegët e Bardhës, u qëndrojmë pranë duke ndarë dhembjen me Ju.

Ju lutem që emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

 

Me rspekt,

Prof. Dr. Bajram Kosumi

REKTOR                                                                                                                     Gjilan, më 16 tetor 2021

Leter ngushellimi Bardha Isufi