Në Universitetin e Gjilanit ”Kadri Zeka”, ka qëndruar për një vizitë, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati me bashkëpunëtorë. Ai është pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm, ku Rektori Kosumi e ka njoftuar kryetarin Kastrati rreth zhvillimit dhe funksionimit të Universitetit. Rektori ka thënë se Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka” do të krijojë kuadro të përgatitura për tregun e punës, respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administratë si dhe fusha të tjera, përmes të cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në nivelin arsimor dhe më gjerë.
Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës , Qëndron Kastrai, e ka uruar Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, për rizgjedhjen Rektor, derisa e ka siguruar rektorin se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” do të ketë gjithmonë mbështetjen e Komunës së Kamenicës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan