Kryetari Haziri mbajti ligjëratë para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”

15 Maj, 2014

Në kuadër të programit të Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan, “Guest Speaker”, edicioni i VI-të, Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të këtij Universiteti. Ai u ka ofruar mbështetje atyre, duke thënë se do të bëjmë gjithçka që është e mirë për ta, vetëm e vetëm që studimet e tyre të bëhen sa më të lehta. Ndërsa sa i përket Kampusit të Universitetit, kryetari Haziri tha se vendi më i mirë për  të  është hapësira ku aktualisht gjendet kazerma e Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka folur rreth aktiviteteve të tij politike, ndërkohë që ka ligjëruar edhe për etapat e shtet ndërtimit të Kosovës që nga koha e okupimit, periudhën e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vazhduar rreth formimi të shtetit periudhën e tranzicionit e deri në kohën e tanishme.

2.LH

3.LH

5.LH