Këshilli i Përkohshëm Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për mbajtjen e zgjedhjeve studentore dhe zgjedhjen e organeve dhe këshillave në njësi akademike në Universitet. Zgjedhjet e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” do të mbahen më datë 6.05.2015. Mbajtja e zgjedhjeve studentore dhe zgjedhja e organeve dhe këshillave në njësi akademike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është në harmoni me Udhëzimin Administrativ të MASHT– it nr. 01/2015.
Zgjedhjet e përgjithshme mbahen me qëllim të zgjedhjes të këshillave të fakulteteve dhe të organeve tjera në fakultete dhe universitet. Komisioni Qendror Zgjedhor do të themelohet nga Këshilli i Përkohshëm Drejtues, në pajtim me nenin 16 pika 2, rregullat dhe procedurat për zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin “Kadri Zeka”. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në pajtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, Rregulloret përkatëse të Universitetit dhe Statutin e Përkohshëm të Universitetit të UKZ. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen sipas planit dinamik të hartuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe të miratuar nga KPD.
Shiko vendimin e bashkangjitur më poshtë
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan