Kori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Drita Kryeziu kanë përformuar muzikë kamertale në skenën e Galerisë së Teatrit të qytetit.
Kori i UKZ-së përmes pikave të ndryshme muzikore sollën një rrugëtim të plotë në interpretimin e veprave kolosale.
Përmes interpretimit të Himnit Kombëtar, Himnit të Kosovës si dhe këngës “Për mëmëdhënë” me qëndrimin e tyre në skenë, Kori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” hapën manifestimin e sivjemë Flaka e Janarit 2023.
“Qëllimi ynë nuk është vetëm të qëndrojmë në skenë, por të ngjallim emocion dhe të japim një imazh të bukur”, ka thënë Profesoresha e Universitetit Publik “Kadri Zeka” Drita Kryeziu, e cila ka përgatitur studentët që të jenë pjesë e Korit të UKZ-së.
Të gjithë anëtarët e Korit brenda skenës vepronin me një instinkt të rrallë artistik, derisa kishin gjetur një pikë vështrim ku shikimet e tyre ndesheshin, ata takoheshin mes tingujsh, e lëvizjet e tyre të kokës lëviznin me shpejtësinë e njëjtë të melodisë.
Studentët pjesëmarrës në Korin e UKZ-së thanë se gjatë interpretimit kanë ndje ngrohtësinë dhe komunikimin me të pranishmit, veçmas kur koncentrimi i publikut ishte i madh gjatë performancës së tyre.
Kori i UKZ-së në udhëheqjen profesionale të Prof. Ass. Dr. Drita Kryeziu, do të paraqiten edhe në Akademinë e Flakës e cila do të mbahet më 17.1.2023, në sallën e tetarit të qytetit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan