Në mbledhjet e mbajtura me përfaqësuesit studentorë të organizatave studentore fituese të dala nga zgjedhjet studentore 2021, Komisioni Qendror Zgjedhor pas konstituimit të Parlamentin Studentor ku Sara Keçmezi u zgjodh kryetare, tani ka bërë edhe konstituimin e Këshilleve të Studentëve në fakultetet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Daut Mahmuti është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor në Fakultetin e Edukimit, Nektar Hoda është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor në Fakultetin Juridik, Gentrit Shkodra është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor në Fakultetin Ekonomik, Dafina Keqmezi është zgjedhur kryetare e Këshillit Studentor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, si dhe Ermire Aliu është zgjedhur kryetare e Këshillit Studentor në Fakultetin e Shkencave Aplikative.
Me këtë rast Sekretari i përgjithshëm Vaxhid Sadriu, në cilësinë e kryetarit të komisionit zgjedhor i uroi të zgjedhurit në këto organe, duke kërkuar nga ta që të jenë aktiv dhe të vazhdohet bashkëpunimi mes përfaqësuesve studentorë dhe UKZ-së.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan