Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë rifunksionalizimin e Këshillave të Njësive Akademike të Fakulteteve, ati të Juridikut, Ekonomikut, Edukimit dhe konstituimin e Këshillit të Njësisë Akademike të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Paraprakisht është bërë verifikimi i mandateve për anëtarët e këshillit dhe nënshkrimi i deklaratës etike, më pas është bërë zgjedhja e Kryesuesit të përkohshëm të Këshillave të Fakulteteve të lartë përmendura për të vazhduar me propozimin për dekan të Fakulteteve për zgjedhje nga Senati.
Këshilli i Fakultetit të Edukimit për Dekan propozoi Prof. Asoc. Dr. Jonuz Dërvodeli.
Këshilli i Fakultetit Juridik për Dekan propozoi Prof. Ass. Dr. Sadik Haxhiu.
Këshilli i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për Dekan propozoi, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.
Ndërkohë në mbledhja e parë konstituive, respektivisht rifunksionalizuese të Këshillit të Fakultetit Ekonomik, dekani i Fakultetit Ekonomik Prof. Ass. Gëzim Tosuni kërkoj angazhim nga të gjithë anëtarët e Këshillit duke premtuar se do të jetë një këshill funksional dhe se tani e tutje do të kenë takime më të shpeshta.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan