Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve MASTER, për vitin akademik 2020/2021, do të regjistrojë 45 studentë të rregullt në dy programet e studimit: E-Qeverisja dhe Qeverisja lokale dhe Shoqëria demokratike.
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 05.11.2020 deri më 11.11.2020 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).
Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese do të publikohen në ueb-faqen e universitetit të enjten më 12.11.2020.
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues kandidatët nuk mund të kenë pranë vetes telefona celularë dhe asnjë mjet tjetër teknologjik.
Aplikimi mund të bëhet online duke klikuar KËTU
Konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Master
Shkarko+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan