Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 393 studentë të rregullt në studime baçelor.
Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 83 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.
në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%, kandidatë të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse kandidatë nga Mali i Zi mund të pranohen 1%, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.
Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net do të jetë i hapur prej datës 10.09.2021 deri më datë 17.09.2021 në ora 15.00.
Ndërsa dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 10.09.2021 deri më datë 17.09.2021. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personel i administratës së fakultetit përkatës.
Provimi pranues, për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 20.09.2021 – 21.09.2021; , sipas orarit si në vijim:
Grupi I.
Grupi II.
Aplikoni KËTU
Konkurs plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - baçelor për vitin akademik 20212022
ShkarkoCopyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan