Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Baçelor dhe Master në vitin akademik 2025-2026

3 Korrik, 2025

Të dashur maturantë dhe studentë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2025/2026.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan ofron mundësi për të zgjedhur programe të akredituara që përputhen me interesat dhe synimet tuaja profesionale. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis akademik cilësor, me staf të kualifikuar dhe kushte të përshtatshme për mësim dhe hulumtim. Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të aplikojnë sipas afateve të përcaktuara, duke ndjekur procedurat e publikuara në faqen zyrtare të universitetit.

Ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e UKZ-së, një universitet me përkushtim ndaj cilësisë, zhvillimit të arsimit dhe përgatitjes së kuadrove të reja profesionale për të ardhmen e vendit.

 

Linku për aplikim online: Kliko Këtu

 

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2025-2026 niveli Bachelor

Shkarko

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2025-2026 niveli Master

Shkarko